Mbahet Seminari i Taekwondo-së nga Grand Master Vaid Reka 7 DAN
Gjatë vikendit të kaluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” u mbajt Seminari i rradhës i Taekwondo-së nën organizimin e Federatës së Taekwondo-së të Kosovës. Kjo ishte pjesa e dytë e seminarit pasi pjesa e parë ishtë mbajtur në Kaçanik ditë më parë. Në këtë Seminar morën pjesë përfaqësues të të gjitha Klubeve anëtare në FTK duke qenë këtë herë seminari më masovik me rreth 50 pjesëmarrës në të dyja sesionet (ndërsa 30 pjesëmarrës ishin në Prishtinë). Seminarin e udhëhoqi nenkryetari i Federatës Belge të Taekwondo-së Grand Master Vaid Reka (7 Dan Kukkiwon) i cili që nga viti 2001 është në vazhdimësi duke përkrahuar FTK-në dhe Taekwondo-në Kosovare si në aktivitete të brendshme ashtu edhe në përkrahje rreth nderkombëtarizimit të saj. Mjeshtri Reka ka mundësuar edhe këtë herë licencimin e mjeshtërve të rinjë pasi që është i autorizuar nga Federata Botërore dhe Qendra Botërore e Taekwondo-së (Kukkiwon) që të bëjë licencimin dhe gradimin e trajnerëve dhe Mjeshtërve të rinjë në Taekwondo. Në fund të seminarit u mbajt provimi për Mjeshtër ku u graduan:
Agron Kyçku 5 Dan, Malsor Tafa 3 Dan, Muin Hysa 2 Dan, Qazim Tafa 1 Dan, Behar Kasabaj 1 Dan, Bjondina Tafaj 1 Dan dhe Endrit Nushi 1 Poom (gradë për mjeshtër nën moshën 16-vjeçare)
Seminari i rradhës është paraparë të mbahet në Muajin Tetor te ketij viti.
Agron Kyçku 5 Dan, Malsor Tafa 3 Dan, Muin Hysa 2 Dan, Qazim Tafa 1 Dan, Behar Kasabaj 1 Dan, Bjondina Tafaj 1 Dan dhe Endrit Nushi 1 Poom (gradë për mjeshtër nën moshën 16-vjeçare)
Seminari i rradhës është paraparë të mbahet në Muajin Tetor te ketij viti.
Avancim Profesional ne Klubin e Taekwondo-se Shqiponja - Kaçanik
Te marten me 31.05.2011 ne Hapesirat e Klubit te Taekwondo-se Shqiponja ne Kaçanik u mbajt Provimi per gradime nga Grand Master Vaid Reka (7 Dan Kukkiwon) instruktor i licencuar nga Qendra Boterore e Taekwondo-se dhe Federata Boterore e Taekwondo-se. Kryetrajneri i KTSH z. Agron Kyçki i cili eshte nder trajneret e pare ne Kosove qe pervojen ne Taekwondo e morri ne fillim te viteve te 90' ne Greqi e ne pas ne Holande u gradua ne shkallen 5 Dan. Trajneri Malsor Tafa u avancua ne Shkallen 3 Dan. Ndersa anetaret e KTSH Muin Hysa (2 Dan) dhe Qazim Tafa (1 Dan).
Keto avancime jane edhe nje deshmi tjeter ne ngritjen e cilesise se Taekwondo-se ne Kosove si dhe nje aktivitet i rradhes i FTK-se nen perkrahjen e vazhdueshme te Grand Master Vaid Reka i cili njeherit eshte nenkryetar i Federates Belge te Taekwondo-se.
TAEKWONDO Data regjistron sukseset e Reprezentuesve te Kosoves
Online databaza TAEKWONDO Data e cila është njëkohësisht edhe partner zyrtar i Unionit Europian dhe Federatës Botëore të Taekwondo-së për regjistrim dhe vlerësim të sukseseve të garuesve botërorë ka akceptuar edhe reprezentuesit nga Kosova. Kjo web-faqe prestigjioze gjithashtu nxjerrë statistikat historike të garuesve më të suksesshëm në histori të Taekwondo-së. Dëshmi për fillimin e regjistrimit të garuesve nga Kosova është sjellë nga Federata Zvicrane e Taekwondo-së të cilët konfirmojnë se deri më tani reprezentuesi i vetëm i evidentuar në TAEKWONDO Data është Durim Berisha kodi i regjistrimit i të cilit është 946B. Është ky edhe një tjetër hap drejt ndërkombëtarizimit të FTK-së.
Lobim dhe marrveshje bashkepunimi ne Shqiperi
Nje delegacion i FTK-se ka qendruar ne Tirane me Ftese te Kryesise se Federates Shqiptare te Taekwondo-se (WTF) sot me 19.04.2011 per te diskutuar mbi mundesite e bashkepunimit ne mes te Federatave. Ne takim delegacioni u prit nga z. Arben Markaj Sekretar Gjeneral, Elvis Vulka Drejtor Teknik dhe Leo Kapri anetar i Kryesise.
FSHT u zotua per perkrahje maksimale ndaj FTK-se ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne WTF si dhe rikonfirmoj ftesen per bashkepunim ne mes te dy Federatave. Takimi i rradhes pritet te zhvillohet ne muajin Qershor kur do te organizohet Kampionati Kombetar ne Taekwondo dhe pjesemarres do te jene edhe Klubet nga Shqiperia.
Edhe kete here si ne çdo udhetim tjeter te FTK-se shpenzimet u mbuluan nga Departamenti i Sportit te Kosoves.
Reprezentacioni i Kosovës udhëton për pjesëmarrje në Belgian Open 2011
Reprezentacioni i Kosovës do të udhëtoj të Premtën (nesër) për në Belgjikë ku do të merr pjesë me Ftesë të Unionit të Federatave të Taekwondo-së të Belgjikës, në Kampionatin e Klasit A (Garë zyrtare e Unionit Europian të Taekwondo-së ETU) i cili organizohet per here te 32-te dhe do te mbahet ne Gent.
Shpenzimet e akomodimit, ushqimit, transportit brenda Belgjikës si dhe participimin për garues do ta mbuloj Federata Belge ndërsa Departamenti i Sportit ka mbuluar shpenzimet per bileta Prishtinë-Bruksel.
Të dhënat mbi garuesit të cilët janë përzgjedhur i gjeni në tabelën e mëposhtme, ndërsa bashkë me ta do të udhëtojnë edhe Kryetari i FTK-së, Nuhi Gashi dhe Drejtori Teknik Muhamed Saqipi. Ndersa ne Belgjike do te i pres Nenkryetari i UFT te Belgjikes z. Vaid Reka i cili qe prej themelimit te FTK-se ne menyra te ndryshme e perkrah FTK-ne.
Përpos garimit FTK do të shfrytëzoj rastin të takohet edhe me krerë të Federatave të ndryshme nga e tërë Bota, pasi në këtë garë do të marrin pjesë rreth 1400 garues nga më shumë së 40 shetete. Ndërsa jemi në pritje të konfirmimit nga zv. Presidenti i Federatës Botërore për takim me të.
Erendita Gërguri (F) -53 Kg
Vlora Hajrizi (F) -57 Kg
Gentrit Kastrati (M) -59 Kg -Junior
Mithat Gashi (M) -58 Kg
Kastriot Sekiraqa (M) -63 Kg
Valon Selmani (M) -68 Kg
Durim Berisha (M) -74 Kg
Egzon Gërguri (M) -80 Kg
Behar Kasabaj (M) -87 Kg
Maxhun Berisha(M) +87 Kg
Reprezentacioni i Kosoves udheton per Holandë
Neser (e enjte) me 17.02.2011 reprezentacioni i Kosoves ne Taekwondo do te udhetoj per ne Holande ku eshte ftuar te merr pjese ne Kampionatin Nderkombetar ne Taekwondo "Dutch Open 2011". Eshte kjo hera e 38-te qe organizohet ky Eviniment ndersa e para qe Federata jone eshte lejuar te jete pjesemarrese e ketij Kampionat i cili eshte i Nivelit me te larte Boteror (G1) dhe Europian (A-Class).
Kosova do te jete pjesemarrese me reprezentacionet e te dyja gjinive (Senior). Erendita Gerguri (-57kg) dhe Vlora Hajrizi (-63kg) (F) dhe Maxhun Berisha(+87kg), Valon Selmani (-68kg) dhe Durim Berisha (-80kg) do te jene pjesetar te Reprezentacionit te Meshkujve. Ne cilesi te trajnereve do te udhetojne Nuhi Gashi dhe Muhamed Saqipi.
Pjesemarrjen e reprezentacionit dhe delegacionit te FTK-se e ka mundesuar Departamenti i Sportit te Kosoves.
Pasi qe eshte hera e pare qe garuesit tone do te jene pjesemarres ne nje event te klasit me te larte boteror i cili se bashku me Kampionatin Boteror (dhe evente te klasit te njejte) sherben per hartimin e ranglistes boterore respektivisht Europiane rezultati eshte ne plan te dyte pasi faza takimet me kreret e Federatave te shteteve te ndryshme dhe me kreret e Federates Europiane ne aspektin e lobimit do te jene prioriteti kryesor. Se bashku me Zyrtaret e FTK-se do te udhetoj edhe Agron Gashi - Menaxher
Arrinë ftesa për pjesëmarrje të FTK-së në "Dutch Open 2011"
Federata e Taekwondo-së të Kosovës ka filluar mbarë vitin 2010 pasi që në e-mailin zyrtar të Federates ka ardhur Ftesa për pjesëmarrje në Kampionatin Ndërkombëtar “Dutch Open 2011” që organizohet për herë të 38-të në Eindhoven të Holandës më 19-20 Shkurt 2010. Turne ky i cili njëherit shërben edhe për poentim të garuesve (pasi renditet si Turne i Klasit A, në Federatën Europiane dhe Turne G1, turne i rangut më të lartë në Federatën Botërore) Edhe pse kjo ftesë për FTK-në ka qenë e papritur pasi në realitet të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm shtetet apo klubet e shteteve anëtare në Federatën Botërore të Taekwondo-së. Edhe pse eshte hera e pare qe Kosova Ftohet ne nje Aktivitet te rangut me te larte boteror zyrtar te larte te Federates Holandeze (Federate qe organizon kete eviniment) i drejtohen Kryetarit te FTK-se me fjalet "jemi me se te lumtur qe te ju kemi juve ne Kampionatin Nderkombetar Dutch Open 2011".Përkundër pesimistëve të cilët i hudhnin posht frytet e takimit të Kryesisë së FTK-së me Kryetarin e Unionit Europian të Taekwondo-së, duket se premtimi i bërë nga z. Athanaoisis Pragalos u realizua. Ky eviniment i cili është njëherit test para Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Maj të këtij viti do të jetë vendtakim i garuesve më të mirë europian dhe botërorë. Ashtu si pati thënë z. Pragalos që familja ndërkombëtare e Taekwondo-së dëshiron që fillimisht të njoftohet me punën që është duke u bërë në Kosovë dhe pastaj të merrë një vendim për hapat e mëtutjeshëm të veprimit ndaj FTK-së. Do të ishte sukses vetëm paraqitja e garuesve tonë në këtë garë pasi ata shkëlqyen në muajin Tetor të vitit 2010 dhe bindën Kryetarin Pragalos (i cili ishte prezent në luftën çerekfinale të cilën e zhvilloi Durim Berisha) pasi që 4 garues nga Kosova ishin medalist.
Durim Berisha nga "AAM Prishtina" shpallet për të dytin vit me rradhë më i miri
FTK ka përmbyllur aktivitet e vitit 2010 me nje ceremoni solide te mbajtur të hënën më 10.01.2011 në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë. Pas fjalës hyrëse të cilën e mbajti Kryetari, në mënyrë simbolike u shpërblyen më të mirët e vitit 2010. Duke u bazuar në rezultatet e arritura në aktivitete vendore dhe ndërkombëtare u sgjodhen Garuesit dhe Trajneri më i mirë. Për të dytin vit rradhazi epiteti i më të mirit (Sportist i vitit 2010) i takoi garuesit Durim Berisha nga “Akademia e Arteve Marciale Prishtina”, Trajneri i të cilit z. Nuhi Gashi u zgjodh “Trajneri i vitit 2010”. Berisha, për të cilin është kjo hera e dytë nga 3 herë sa FTK ka shpallur Sportistin e Vitit, shpreson që 2011-ta të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha “falenderoj Zotin që përkundër vështirësive që patëm këtë vit arritëm që për të parën herë të jemi pjesëmarrës në një aktivitet zyrtar të Federatave Ndërkombëtare. Falenderoj Familjen për përkrahjen ndërsa në mënyrë të veçantë trajnerin tim Nuhi Gashi i cili është më meritori për sukseset e mia, pasi palodhshëm punon vazhdimisht me ne”. Epitetja e më të mirës në konkurencën e Senioreve (Femra) i takoj Erendita Gërgurit po ashtu nga AAM Prishtina, Klub nga i cili edhe garuesi më i mirë Junior, Egzon Gërguri u shpall më i miri i kësaj Grupmoshe, përderisa në konkurencën e femrave u shpall Vlora Hajrizi (Prishtina). Kadet i ri (M) u shpall Albios Gashi (Tigër) dhe Kadete e re (F) Agnesa Pefqeli (Prishtina). Kadeti i ri më i mirë u shpall Altin Mumxhija (Peja). Klubi më perspektiv u shpall “Klubi i Taekwondo-së Shqiponja” nga Kaçaniku ndërsa Klubi i vitit 2010 “Tigër” nga Prishtina.
Gjithashtu mirënjohje u ndanë edhe për garuesit e tjerë të cilët ishin ndër më të mirët e vitit që lam pas.
Organizohet për të parën herë Kampionati në Poomse
Nën organizimin e Federatës së Taekwondo-së të Kosovës është organizuar për të parën herë në Kosovë Kampionati në Poomsae.
Njëra ndër disiplinat e Taekwondo-së e cila për një kohë të gjatë kishte mbetur e anashkaluar nga praktikuesit e këtij sporti luftarak është kthyer këtë fundvit në vëmendjen e sportistëve pas përpjekjeve të mëdha të Krerëve të FTK-së. Në historikun 12 vjeçar të praktikimit të këtij sporti në Kosovë është kjo hera e parë që zhvillohet një Kampionat në nivel shtetëror. Pjesëmarrja ishte relativisht e kënaqshme pasi këtë herë pati një pjesëmarrje prej 70 garuesish. Në bazë të pikëve të mbledhura (nga garuesit me medalet e fituara) Vendi i parë i takoi Klubit Tigër (Prishtinë), i dyti u rendit Klubi Shqiponja (Kaçanik) ndërsa i treti Klubi Peja nga Peja.
Së shpejti do të publikohen edhe rezultatet individuale dhe pasqyra e medaleve të Klubeve pjesëmarrëse.
Njëra ndër disiplinat e Taekwondo-së e cila për një kohë të gjatë kishte mbetur e anashkaluar nga praktikuesit e këtij sporti luftarak është kthyer këtë fundvit në vëmendjen e sportistëve pas përpjekjeve të mëdha të Krerëve të FTK-së. Në historikun 12 vjeçar të praktikimit të këtij sporti në Kosovë është kjo hera e parë që zhvillohet një Kampionat në nivel shtetëror. Pjesëmarrja ishte relativisht e kënaqshme pasi këtë herë pati një pjesëmarrje prej 70 garuesish. Në bazë të pikëve të mbledhura (nga garuesit me medalet e fituara) Vendi i parë i takoi Klubit Tigër (Prishtinë), i dyti u rendit Klubi Shqiponja (Kaçanik) ndërsa i treti Klubi Peja nga Peja.
Së shpejti do të publikohen edhe rezultatet individuale dhe pasqyra e medaleve të Klubeve pjesëmarrëse.
Kampionati Kombëtar në Poomse 2010
Sot në mbledhjen e rregullt të Bordit të FTK-së u vendos që më 11.12.2010 për të parën herë në Kosovë të organizohet “Kampionati Kombëtar në Poomse”. Pjesëmarrës në këtë garë do të jenë të gjitha klubet anëtare në FTK dhe të ftuara do të jenë edhe Klubet anëtare të Federatës Shqiptare Taekwondo-WTF. Kjo edhe një herë është deshmi e bashkëpunimit të FTK-së me FSHT-në në ngritjen profesionale të sportistëve në Kosovë dhe Shqipëri. Kampionati do të jetë për të dyja gjinitë dhe të gjitha grupmoshat.
Kryetari i FTK-së ishte pjesëarrës në Konferencën e organizuar nga SISU
Organizata edukative suedeze SISU me rastin e 7 vjetorit te bashkëpunimit me sportin kosovar organizoi sot më 19.11.2010, konferencën me temën "Sporti dhe Demokracia".
Me këtë raste të gjitha Federatat sportive kosovare, Ministria e Sportit, Kulturës dhe Rinisë si dhe Departamenti i Sportit ishin pjesë e kësaj konference.
Në konferencë ishin perfaqësues nga 4 komuna (Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Gjilani) të cilët në dy vitet e fundit kanë qenë pjesë e projektit “Sport for All”.
Gjate konferencës u përmbledh puna 7 vjeçare e bashkëpunimit në mes organizatës edukative suedeze SISU dhe sportit kosovar, pastaj u diskutojmë tema të rëndësishme siç është sporti dhe demokracia, por edhe mundësia për bashkëpunim në të ardhmen.
FTK ftohet për pjesëmarrje në International Luxembourg Open 2011
Të mërkurën më 17.11.2010 ka rritur ftesa në adresën e FTK-së për pjesëmarrje në Turneun Shtetëror të Klasit A të organizuar nga Federata e Taekwondo-së së Luxemburgut. Në këtë eveniment vitin që po lëmë pas ishin pjesëmarrës 514 garues ndërsa vitin që po vjen pritet numër edhe më i madh i pjesëmarrësve. Siç duket FTK do të nisë aktivitetin e vet në vitin 2011 me një turne ndërkombëtar.
Së shpejti hapet Klubi i Taekwondo-së BESIANA
Njoftojmë të gjithë dashamirët e Taekwondo-së se shpejti do te filloj punën Klubi i Taekwondo-së "BESIANA" nga Besiana (ish-podujeve) Klubi Udhëhiqet nga Durim Berisha 3 Dan, Valon Selmani 2 Dan dhe Maxhun Berisha 1 Dan. Për Informata më të hollësishme kontaktoni Federaten e Taekwondo-se te Kosoves ne e-mail adresen [email protected]
Realizohet takimi me Kryetarin e ETU-së
Kryetari dhe Sekretari i FTK-së gjatë aktivitetit “Bulgaria Open 2010” ndër të tjera u takuan edhe me Presidentin e ETU-së z. Pragalos i cili shprehi përkrahjen për FTK-në dhe njëherit për të parën herë dha instruksione të çarta rreth rrugës që duhet ndjekur FTK drejt anëtarësimit në ETU dhe WTF.
FTK ishte pjesëmarrëse në "BULGARIA OPEN 2010"
Për të parën herë reprezentacioni i Kosovës mori pjesë në një garë zyrtare të ETU-se. Në këtë garë FTK u prezentua me 13 garues ndërsa arriti t’i rrëmbej 4 medale. 2 Ari, 1 argjend dhe 1 bronz. Egzon Gërguri u rendit i pari në kategorinë Junior -78 kg, Vlora Hajrizi në Kategorinë Junior -63 Kg ndërsa Altin Mumxhija në atë Children -33 kg. Durim Berisha Senior -74 kg si shkak i lëndimit u detyrua të tërhiqet në Gjysmëfinale andaj u rendit i treti.
Te gjitha shpenzimet u mbuluan nga Departamenti i Sportit te Kosoves.
Mbahet Seminari per Mjeshter te Taekwondo-se
Te dielen me fillim prej ores 10:00 ne lokalet e Akademise se Arteve Marciale Prishtina me organizim te Federates se Taekwondo-se se Kosoves u mbajt seminari i pare per Mjeshter te Taekwondo-se. Ky Seminar ne te cilin prezentuan mbi 20 Mjeshter te Taekwondo-se nga Kosova u udhehoq nga Grand Master VAID REKA 7 DAN i cili njekohesisht eshte nenkryetar i Federates Belge te Taekwondo-se. Ishte ky nje vazhdim i kontributit te sportdashesit nga Kaçaniku i cili qe 38 vite jeton ne Belgjike dhe njeherit eshte Europiani i pare qe ka marre Taekwondo-ne nga nje mjeshter Korean. Per kontributin e tij jetesor mjeshtri Reka eshte shperblyer me Mirenjohje nga ish-Presidenti amerikan George W. Bush.
Seminari u fokusua ne aspektin teknik te pergatitjes se trajnereve dhe garuesve ne Kosove ndersa ne fund nga komisioni i perbere nga Grand Master VAid Reka 7 DAN, Nuhi Gashi 5 DAN (Kryetar i FTK-se) dhe Muhamed Saqipi 5 DAN (Drejtor Teknik i FTK-se) testoj per Grada (DAN) pjesemarresit e seminarit te cilat do te jene te pranuara nderkombetarisht me sakte nga KUKKIWON (Qendra Boterore e Taekwondo-se me seli ne SEUL-Kore Jugore) e cila eshte pergjegjese per regjistrimin e gradave ne Taekwondo. Fale angazhimit te Mjeshtrit Reka KUKKIWON e njeh Federaten e Taekwondo-se se Kosoves qe eshte hapi i pare drejt anetaresimit ne Federaten Boterore te Taekwondo-se (WTF) pasi ky eshte njeri nder kriteret e parashtruara per aneatresim ne familjen boterore te Taekwondo-se.
Federata e Taekwondo-se se Kosoves do te vazhdoj me aktivitete tani te rregullta te gradimit te mjeshterve si dhe me organizimin e Seminareve te tilla qe kane per qellim ngritjen profesionale te trajnereve. Seminari i rradhes eshte i parapare te mbahet ne Shtator 2010 i cili planifikohet te mbahet ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Taekwondo-se.
Mjeshtrit e rinje te graduar:
Besfort Berisha 1 Poom (gradë Dan per Mjeshter nen moshen 16 vjeçare)
Gent Pefqeli 1 Poom
Albios Gashi 1 Poom
Maxhun Berisha 1 Dan
Arsim Krasniqi 1 Dan
Bernard Tahirbegolli 1 Dan
Enver Gashi 1 Dan
Daut Dauti 1 Dan
Fatbardh Morina 1 Dan
Mehedin Selimi 1 Dan
Kastriot Sekiraqa 1 Dan
Erendita Gerguri 2 Dan
Alban Selimi 2 Dan
Egzon Gërguri 2 Dan
Malsor Tafa 2 Dan
Valon Selmani 2 Dan
Rilind Idrizi 2 Dan
Rinor Koca 2 Dan
Nazim Shala 2 Dan
Durim Berisha 3 Dan
Te gjithe te testuarit mund ta kontrollojne graden e tyre te regjistruar ne linkun e meposhtem:
http://www.kukkiwon.or.kr/english/new_examination/new_english/pop.jspweeblylink_new_window
Kampionati Kombëtar në Taekwondo - Kyorugi 2010
Palestra e Sporteve Eurosport në Bardhosh ishte vendtakim i garuesve nga Kosova dhe Shqipëria më 2 maj 2010 të cilët për të parën herë në një Kampionat të përbashkët demonstruan aftësistë dhe cilësitë e tyre.
Pjesëmarrës ishin 12 Klube me gjithsejt 190 garues të të gjitha Grupmoshave dhe nga të dyja gjinitë. Klubi fitues doli Klubi i Taekwondo-së Prishtina (Prishtinë) me gjithsejt 175 pikë i përcjellur nga Klubi Taekwondo&Hapkido Tigër (Prishtinë) me gjithsejt 67 Pikë ndërsa i treti u rendit Klubi i Taekëondo-së Peja me 64 Pikë.
Rezultatet ekipore dhe individuale i gjeni të publikuara.
Durim Berisha nga AAM Prishtina zgjidhet Sportist i vitit 2009 nga FTK
Federata e Taekwondo-së e Kosovës (FTK) të martën në Prishtinë ka shpërblyer laureatët e vitit që po e lëmë pas për këtë sport. Sportisti më i mirë i vitit nga udhëheqësit e FTK-së është zgjedhur Durim Berisha. Për anëtarin e Akademisë së Arteve Marciale nga Prishtina, ky shpërblim do të jetë një motiv shtesë, për të arritur suksese në këtë sport. “Vërtet është nder i madh për mua që e fitova këtë shpërblim, të cilin e kam fituar në bazë të sukseseve të mia që i kam arritur gjatë vitit 2009. Ky shpërblim është i veçantë për mua dhe pa dyshim se do të jetë një motiv shtesë edhe për të ardhmen”, deklaroi Berisha. FTK-ja, klubin e Prishtina të trajnerit Nuhi Gashi e zgjodhi si më të suksesshmin për këtë vit, ndërsa Klubi i Taekwondo-së PEJA u zgjodh "Klubi më Perspektiv", derisa epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Muhamet Saqipit. Sportistja më e mirë në kategorinë e juniorëve në konkurrencën e femrave është zgjedhur Erendita Gërguri (AAM Prishtina), kurse në konkurrencën e meshkujve në këtë kategori më i miri u zgjodh Rilind Kuqi (PUMA). Ndërsa, në kategorinë e kadetëve, Delvina Dermishi (TIGER) u vlerësua si më e mira, ndërsa në konkurrencën e meshkujve ky epiteti i takoi Elion Berbatovcit (BESA).
Riaktivizohet K.T. Shqiponja nga Kaçaniku
Njoftojmë të gjithë dashamirët e Taekwondo-së se ka rifilluar punën Klubi i Taekwondo-së "SHQIPONJA" nga Kaçaniku. Klubi Udhëhiqet nga Agron Kyçyki 4 Dan, Artan Gudaçi 3 Dan dhe Malsor Tafa 2 Dan. Për Informata më të hollësishme kontaktoni instruktorët Klubit në Telefonin 044/ 712 005.